FOTO: Kjo është 29-vjeçarja që po pret fëmijën e katërt të aktorit 83-vjeçar Al Pacino

Al Pacino pritet të bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare me të dashurën e tij 29-vjeçare Noor Alfallah.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi 79-vjeçari Robert De Niro bëri të ditur se së shpejti i vinte në jetë një fëmijë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, çifti nisiën të shoqëroheshin prillin e shkuar teksa thuhet se Noor “kryesisht del me meshkuj të moshuar, shumë të pasur.”

Noor Alfallah ka qenë e lidhur me vokalistin e Rolling Stones në vitin 2017, kur Mick ishte 74 vjeç dhe ajo vetëm 22.

Pasi romanca e tyre kishte përfunduar, ajo foli edhe për diferencën e moshës mes tyre.

“Diferenca e moshës nuk kishte rëndësi për mua,” tha ajo për Hello.

“Zemra nuk e njeh atë që sheh, ajo di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze, por ishte një periudhë e lumtur për mua”.

Pasi ajo dhe Mick u ndanë, Noor u lidh me regjisorin dhe aktorin Clint Eastwood, 91 vjeç, në vitin 2019, megjithatë, ajo këmbënguli se dyshja ishin thjesht miq.

Po ashtu, thuhet se ajo ishte në lidhje me filantropin miliarder Nicolas Berggruen, tani 61 vjeç, në vitin 2018.

Ajo u pa gjithashtu duke shijuar disa takime me drejtorin e Hostel, Eli Roth, 51 vjeç, po atë vit. Noor është rritur në Beverly Hills të Los Anxhelosit.