(FOTO) Kështu dukej Dhurata Dora para se të ishte kaq e famshme

Dhurata Dora është padyshim një nga këngëtaret më në zë të momentit, e cila n umëron hite të shumta. Dhurata arriti shumë shpejt të depërtonte në industrinë e muzikës, duke fituar zemrat e publikut falë ëmbëlsisë që e karakterizon e sigurisht këngëve të bukura.

Po ashtu, përtej modestisë duhet ta pranojmë se Dhurata është dhe një këngëtare shumë simpatike. Por, si dukej ajo para se të ishte e famshme? Vetë artistja ka ndarë ditën e sotme një foto të para shumë viteve. Në këtë foto ajo shihet duke kërcyer, si duket një pasion tjetër i Dhuratës, teksa është e veshur me fund e bluzë të zezë.

Epo, ja ku e keni një shembull që mos të hiqni kurrë dorë nga ëndrrat sepse me punë gjithmonë realizohen.

Kohët e fundit, Dhurata ishte në Maldives, ku ka xhiruar projektin e saj të ri, rreth të cilit nuk ka ende detaje. Fansat aluduan se ajo ka bashkuar forcat me Capital T,megjithatë  asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave.

Me te lexuarat