
Foto/ Këngëtarja shqiptare kapet mat me ish-të dashurin
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora thuhet se është rikthyer me të dashurin pas 5 muajsh të ndarë. Ajo është fotografuar me ish-të dashurin, Andrew Watt teksa drekonin në Ibiza.
Rita dukej shumë tërheqëse e veshur me një fustan të verdhë, ndërsa ish i dashuri disi më sportiv.
Këngëtarja ka qenë shumë e komentuar për jetën private, edhe pse është munduar gjithnjë ta mbajë larg vëmendjes së mediave./Gazeta Liberale