FOTO/ Këngëtarja e njohur humb njeriun e afërm nga tërmeti
Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, ka humbur gocën e saj të xhaxhait. Xing.al shkruan se bëhet fjalë për studenten e mjekësisë Kristi Reçi, e cila u nxor e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës.
Kristi ishte një vajzë plot ëndrra, që fatkeqësisht i la në gjysmë. Ajo ëndërronte të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por Zoti kishte plane të tjera për të.