FOTO/ Jozi surprizon pas ‘BBVA’: Gati kënga e re

Jozefin Marku ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

Jozi në foton që ka postuar në Instagram, shihet në një studio muzikore, ku tregon se kënga e re është gati.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos zbulojë ende asnjë detaj rreth datës së publikimit apo më shumë informacion mbi projektin.

Fansat e tij duket se duhet të presin edhe pak për të dëgjuar risinë e këngëtarit.

Ora News