FOTO/ Joz Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim!

Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet.

Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije: “Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”

voxnews.al