FOTO/ Ja si do të dukeshin fëmijët e ish-çifteve të njohur të “Hollywood”-it nëse ata do të krijonin një familje me anë të inteligjencës artificiale

Jeremy Pomeroy, themeluesi dhe drejtori i agjencisë së marketingut ‘Total Marketing Australia” po përdor inteligjencën artificiale dhe Photoshop-in për të treguar se si do të dukeshin fëmijët e ish-çifteve të njohura të Hollywood.

Gjatë një interviste Pomeroi tha se ai kishte përdorur një kombinim të imazhit të “Al dhe Photoshop” për të krijuar imazhin e fëmijëve te ish-çifteve të njohura të showbizit.

Ja si do të dukeshin fëmijët e aktorit të njohur Brad Pitt dhe Jennyfer Aniston me intgeligjencën artificiale.

Ai donte të përdorte tekonlogjinë ‘në mënyrë krijuese dhe me ndikim’.

Një imazh i krijuar nga AI që tregon se si mund të duken fëmijët e Zac Efron dhe Vanessa Hudgens, të cilët cilësoheshin si një ndër çiftet më të bukura të Hollywood.

Pomeroy zgjodhi një sërë çiftesh në eksperumentin, ku përfshiu edhe këngëtarët e njohur Justin Bieber dhe Selena Gomez të cilët pas një lidhje disa vjeçare, ata u ndanë në vitin 2018.

“Duke imagjinuar se si do të dukeshin fëmijëtt e çifteve të famshëm nëse do të kishin qëndruar së bashku, unë u përpoqa të angazhoja shikuesit me disa foto që provokonin mendime dhe të ndezja e bisedave rreth marrëdhënieve, identitetit dhe dinamikës së famës”, tha Pomeroy.

Fëmijët e reperes së njohur Nick Minaj dhe Drake.

Ndër të tjera ai tha se zgjodhi çiftet bazuar në rëndësinë e tyre në kulturën pop. Ato përfshinin marrëdhënie të jetës reale që përfunduan dekada më parë, si ajo e Britney Spears dhe Justin Timberlake.

Rachel McAdams dhe Ryan Gosling, një tjetër ish-çift shumë i njohur që u nda në vitin 2007.

Disa nga portretet e inteligjencës artificiale janë gjithashtu të krijuara sikur subjektet po pozojnë në një epokë të shkuar, si ky i familjes hipotetike të Winona Ryder dhe Johnny Depp, i realizuar në një stil viktorian.

Pomeroy u shpreh se kjo ishte “një zgjedhje krijuese për të përmirësuar tregimin dhe për të ngjallur një ndjenjë nostalgjie ose konteksti historik”.

“Doja të krijoja një ballafaqim vizual dhe të eksploroja realitete alternative,” tha ai.

Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe Harry Styles, të cilët kishin një lidhje e cila nuk zgjati shumë.

Sfondi i Pomeroy është në dizajn grafik, por ai ka pikturuar dhe ilustruar gjithë jetën e tij.

Fëmijët e këngëtares së njohur Ariana Grande dhe Pete Davidson.

Përveç personazheve të famshëm që u ndanë publikisht, Pomeroy vendosi të shfaqë disa çifte të tjera të famshme që kishin lidhje të dyshuara, si Marilyn Monroe dhe ish-presidenti John F. Kennedy.

Njerëzit që ishin të bindur se Lady Gaga dhe Bradley Cooper ishin fshehurazi të dashuruar gjatë promovimit të filmit të vitit 2018 “A Star Is Born” do ta pëlqejnë këtë.

Emma Watson është përballur me spekulimet se kishte pasur një romancë me Tom Felton kur ata filmuan serialin “Harry Potter” kur ishin fëmijë.

Fansave u është dashur gjithashtu të mendojnë se si mund të ishte nëse Keanu Reeves dhe Sandra Bullock do të kishin lidhur me njëri-tjetrin.

Pomeroy zgjodhi gjithashtu çifte që ishin të rëndësishëm nga ana kulturore, sepse ata kishin luajtur së bashku në filmat e dashur, edhe nëse nuk kishin pasur kurrë një romancë jashtë ekranit – si aktorët e njohur Drew Barrymore dhe Adam Sandler.

Kate Winslet, Leonardo DiCaprio dhe fëmijët e tyre.

Dhe ja se si mund të dukeshin fëmijët e Pattinson dhe Stewart, të cilët u ndanë pas disa viteve lidhje, ku shkak u bë tradhtia e kësaj të fundit.

Panorama.al