FOTO/ Ibra e bëri ‘leckë’ në intervistë, Balotelli i përgjigjet: i përplas në fytyrë trofeun e Champions

Në Festivalin Sportiv të Trentos i ftuar special të dielën ishte suedezi Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi i Milanit ishte protagonist i deklaratave të forta që krijuan pakënaqësi tek një person i përfshirë drejtpërdrejt, pikërisht Mario Balotelli.

Ibra në fakt nuk la gjë pa thënë për sulmuesin italian, por kulmi ishte kur i mbylli gojën gazetarit për krahasimin mes Leao e Balotelli. Për suedezin dy lojtarët nuk mund të vendosen në të njëjtin nivel. “Ndaj ai është aty dhe Balotelli aty ku është”, u përgjigj Zlatan.

BALOTELLI PËRGJIGJET ME NJË FOTO
Në karrierën e gjatë dhe triumfuese të Zlatan Ibrahimovic ka një njollë që fatkeqësisht nuk do të largohet kurrë. Suedezi nuk ka arritur asnjëherë të ngrejë në qiell trofeun e Champions League. Fati e donte që skuadra nga e cila ai u largua, vitin që pasoi arriti të triumfojë në kompeticionin më të mirë evropian për klube pa të. Megjithatë, Zlatan ka pasur shumë mundësi, duke luajtur për klubet më të mira evropiane: Juventus, Inter, Milan në Itali; Barcelona në Spanjë me trajner Pep Guardiola; PSG në Francë, por fati nuk ishte në anën e tij.

Ai pastaj që ishte protagonist në Champions League, duke arritur të shkonte deri në hapin e fundit duke ngritur kupën me veshë të mëdhenj, ishte Balotelli. Pikërisht ai që suedezi e zhvleftësoi fare: “Leao është gjeni dhe është në fushë, Balotelli nuk është dhe është në tribunë”. Super Mario nuk e ka pëlqyer këtë frazë dhe si përgjigje përdori një foto të tij me Champions League në dorë. Nuk u mjaftua me kaq, por bëri tag edhe llogarinë e Zlatan Ibrahimovic. A do të përgjigjet suedezi? Kjo mbetet për tu parë, por duke e njohur mirë…