FOTO/ I shkon në grumbullim me Kombëtaren, Myrto UZUNI nuk përmbahet ndaj bukuroshes sexy: Të dua
Kombëtarja shqiptare luajti në qershor ndeshjet ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe doli vetëm me 1 barazim nga Islanda. As në miqësoren me Estoninë sot, djemtë e Rejas nuk morën fitore(0-0).
Ndeshjet e përfaqësueses kuqezi kanë sjellë në vëmendje legjionarët. Myrto Uzuni ishte një prej tyre, që nuk luajti në Islandë për shkak dëmtimi, por e nisi si titullar me Izraelin dhe luajti pjesën e dytë ndaj Estonisë.
Uzuni ka qenë pa fat që prej transferimit te Granada, që ra një kategori më poshtë në Spanjë. Pa fat me ekipet në futboll, por jo në dashuri. 27- vjeçari duket se po kalon lidhje romantike me bukuroshen Uarda Hyseni.
Uzuni i shkruan “Të dua” në postimin e fundit, ku ajo ka postuar nga stadiumi “Air Albania” me fanelën e tij veshur, gjatë ndeshjes me Izraelin.
Për ditëlindjen e Uzunit më 31 maj, bukuroshja ka postuar në rrjetin social Instagram. Uarda Hyseni mesa duket e ka surprizuar gjatë grumbullimit, megjithatë duke rezultuar pa fat pasi kujtojmë se Uzuni mungoi ndaj Islandës në transfertë sepse pësoi dëmtim në kavilje.