(FOTO) I dhanë fund armiqësisë? Tea dhe Shqipja bëhen bashkë!

Për muaj me radhë Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj kanë qenë në qendër të mediave pas sulmeve të shumta dhe akuzave nga më të ndryshmet për njëra-tjetrën.

Mirëpo, duket se së fundmi kanë hedhur pas çdo deklaratë të bërë në të shkuarën dhe do jenë sërish përball njëra-tjetrës. Shqipja ka publikuar ditën e sotme një fotomontazh ku shihet një bashkim fotosh së tyre, të mbuluara me vullkan dhe akull, si për të simbolizuar karakterin e tyre.

Dy ish-konkurrentet do jenë të ftuara ditën e nesërme në emisionin “E diell” në “Top Channel”. “Mos e humbni nesër, kemi mysafirë specialë”- ka shkruar Shqipja krahas postimit, duke na bërë kuriozë të gjithëve.

Ndërkohë, Tea e cila i ka dhënë fund marrëdhënies me Beartin, po rikthehet në emisionet shqiptare për të treguar versionin e saj të historisë dhe ndarjes së bujshme me ish-konkurrentin. Kujtojmë se ishte Shqipja ajo që zbuloi lidhjen e çiftit disa muaj më parë duke publikuar disa foto të tyre. Po ashtu, ajo u largua nga emisioni pas një debati me Tean, duke u akuzuar për bullizëm ndaj saj.

/News31