FOTO/ Historia e panjohur e vajzës që mban pishtarin e “Columbia Pictures”

Zonja që mban pishtarin e siglës së kompanisë së filmave “Columbia Pictures” është parë nga miliona njerëz në botë.

Ajo vajzë dhe jeta e saj reale ishte e panjohur derisa Michael Deas u porosit të krijonte një logo për kompaninë në vitet 1990. Vajza që mban pishtarin është Jenny Joseph, një grafiste 28-vjeçare në një revistë që nuk kishte modeluar kurrë më parë dhe që nuk modeloi as më vonë.

Piktura nisi në korrik të 1991 në apartamentin e Kathy Anderson, një mike e piktorit Michael Deas dhe Jenny Joseph në New Orleans. Studio u improvizua duke vendosur një sfond të madh, kuti dhe disa blice në dhomën e ndenjes.

“Herën e parë që pashë “Zonjën Pishtar” në ekranin e madh, mbeta pa fjalë. Në fillim nuk e mendoja faktin se miliona njerëz do ta shihnin një ditë këtë imazh. Megjithatë, edhe sikur tabloja të mos ishte bërë e famshme, fotosesioni do të mbetej sërish një nostalgji në zemrën time.

Ndoshta sepse u krye në dhomën time të ndenjjes, me shoqen time të dashur dhe me ato kruasanët perfektë. Do ta kujtoj gjithmonë me mall këtë ditë” – tha Kathy Anderson.

©LAPSI.al