FOTO/ Gjyshja që provokoi serbët me rrobat e banjës në Novi Sad

Serbia është trazuar nga një foto e publikuar në rrjetet sociale. Shkak është bërë një gjyshe e fotografuar në Novi Sad me rroba banje me flamurin shqiptar në një plazh në këtë zonë.

Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka të veshur rroba banje me flamurin shqiptar, ndërsa në dorë mban telefonin dhe duket sikur po fotografon personin që i ka bërë foton.

Në postimin e publikuar në Instagram shtrohet pyetja: “A është ky një provokim i qëllimshëm?” Reagimet kanë qenë të shumta, pro dhe kundër.

Ka edhe nga ata që thonë se gjyshja ndoshta nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi ka flamuri që mban ne reçipetat e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

©LAPSI.al