
FOTO/ Gjesti kritikohet ashpër pas këtij veprimi në finalen e BBVA 4
Pas një finale spektakolare, të mbushur me emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme, “Big Brother VIP Albania 4” përfundoi me kurorëzimin e Gjestit si fitues.
Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan emocione të forta në natën më të rëndësishme të spektaklit, por një veprim i Gjestit gjatë momenteve të festës ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale.
Teksa festonte fitoren e tij, Gjesti mori në duar flamurin e Kosovës dhe e puthi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.
Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar faktin që ai nuk mbajti edhe flamurin e Shqipërisë në atë moment simbolik, duke e konsideruar gjestin e tij si të paplotë dhe të njëanshëm, sidomos duke qenë se spektakli zhvillohet në Shqipëri.
Reagimet në rrjet janë të ndara: disa e kanë përgëzuar për krenarinë që tregoi për vendin e tij, ndërsa të tjerë kërkojnë që një vlerësim i tillë të ishte bërë edhe për flamurin shqiptar, si shenjë respekti për të dyja vendet.
Pamjet nga finalja dhe momenti i diskutueshëm janë bërë virale, duke ndezur debate të forta online.
voxnews.al