Foto/ Gjarpër dhe skena pornografike, Megi Pojani guxon në kërcimin e saj

Megi Pojani ka “ekzaltuar” skenën e “DWTS” teksa risolli gjatë spektaklit kërcimin erotik të aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”.

Moderatorja hyn në skenë e veshur me bikini duke mbajtur një gjarpër në krahë teksa bën lëvizje provokuese dhe të “rrezikshme”. Në një moment, Megi Pojani, ndërsa kërcen me partnerin e saj, pothuajse i zbulohen pjesët intime.

Ajo e mbylli performancën duke i vendosur takën në kokë balerinit dhe i derdh alkool në fytyrë, skena erotike që nuk lënë vend për imagjinatën.

Jeta private e Megi Pojanit është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Ajo po përflitet për lidhjen me futbollistin Endri Çekiçin.

Si Megi ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

E ftuar në Wake Up Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë, ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini i DWST)”, shprehet Megi.

“Je single dhe e disponueshme?”– e pyeti moderatori.

“Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”– u përgjigj ajo.