FOTO/ Futbollisti i jep fund beqarisë, martohet në kohë pandemie

Futbollisti i Gallatasarajit, Sener Ozbayrakli dhe aktorja turke Silan Makal janë kurorëzuar në martesë në një kohë pandemie nga koronavirusi. Pavarësisht situatës tejet kaotike, çifti vendosi mos e shtyjë datën e dasmës. Në këtë dasëm ishin të  ftuar vetëm familjarët.

Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë teksa preferoi të mbante një look të thjeshtë për flokët dhe makjazhin. Silan Makal nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por në Turqi ajo është e famshme për rolin në serialin “Yeni Gelin”.

Aktorja dhe futbollisti i Gallatasarajit, Sener Ozbayrakli, ishin të lidhur prej vitesh së bashku. Mediat turke raportojnë se ata kanë planifikuar të mbajnë një tjetër dasmë në verë nëse pandemia e koronavirusit mbaron.

PANORAMASPORT.AL