FOTO/ Fejohet para ndeshjes me Lituaninë, Odise Roshi i gëzohet momentin të veçantë të jetës së tij

Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti i kombëtares kurorëzoi mbrëmë me fejesë lidhjen me partneren e tij Silvi.

Fejesa është organizuar mbrëmjen e djeshme në prani të njerëzve të afërm.

“Raketa” nuk do të ketë shumë kohë për të festuar këtë moment të gëzueshëm teksa sot do të jetë i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Shqipërisë Edi Reja u shpreh se nuk ka ndërmend ta aktivizojë lojtarin e Akhmat Groznit si titullar, por me siguri që do të ketë minuta për të.