FOTO/ Familja nuk i pranoi lidhjen, kush është vajza që kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni në Astir!

Sajmja Qordja, vajza nga Elbasani, alarmoi banorët e Astirit këtë mesditë, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.

E reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik.

Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.

Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer.

Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.

voxnews.al