FOTO/ Eskorta i merr 2.5 milionë £ klientit pasanik, rrezikon 7 vjet burg

Një “eskortë” që mashtroi një klient të pasur duke i marrë 2.5 milion paund, do të përballet me të paktën 7 vjet burg. Louise Caplan, 34 vjeç u takua me “viktimën” e saj, një 68-vjeçar që e rezervoi atë përmes një agjencie online.

Ai është një parter në një bankë dhe i dha vajzës 1 milion paund dhurata. Por më vonë, Caplan e bindi atë me mashtrime që t’i jepte 2.5 milionë funte të tjera për të financuar sipërmarrjet e saj të biznesit në Dubai dhe Dublin, që të dyja nuk arritën asgjë.

Kur miliarderi i martuar e kuptoi se po mashtrohej thirri policinë dhe ajo u akuzua për mashtrim. Caplan, nënë e një fëmije pranoi mashtrimin në gjykatën e Aylesbury. Ajo do të dalë sërish në gjykatë dhe pritet të përballet me një dënim të gjatë me burg.

Caplan ka një numër të madh profilesh në mediat sociale ku pretendon se është një stiliste mode dhe CEO e një kompanie të zhvillimit të pronave. Kur iu afrua një gazetar i “The Sun” ajo tha: “Oh, fantastike” dhe përplasi derën. ©LAPSI.al