FOTO/ Elisabetta Canalis mposht me pikë influencuesen Muratori: debutim fitues në kickboxing për ish-modelen
Debutimi në kikboks me fitore për Elisabetta Canalis: modelja e shoëgirl-i ka mposhtur me pikë influencuesen Rachele Muratori në “The Night of Kick and Punch – Black tie edition”, që u zhvillua në Torino. Canalis, e cila ushtron kickbox-in, kishte muaj që stërvitej për debutimin zyrtar së bashku me Angelo Valente, i cili ka qenë kampion bote në këtë disiplinë.
Modelja dhe aktorja italiane që prej vitesh ushtron artin marcial të stilit K-1 luftoi në distancën e tre raundeve kundër Rachele Muratorit, në brendësi të arenës në Venaria. Në ring me 43-vjeçaren ka qenë një kundërshtare që kishte gjysmën e moshës së saj. Ajo është një modele bolonjeze dhe quhet Rachele Muratori.
Rivalja e saj influencuese ishte në start paksa më e favorizuar nga pikëpamja teknike, por ish-shoëgirl ishte në gjendje t’i jepte vetes vlerë gjatë tre raundeve nga nëntëdhjetë sekonda secili. Fitorja në ring ishte objektivi i saj dhe Canalis nuk zhgënjeu në ditën e debutimit të madh.