FOTO/ Elia Zaharia shfaqet në dyert e gjykatës pas skandalit

Elia Zaharia ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën.

Kjo shënon edhe daljen e parë publike të Elia Zaharisë pas video-skandalit që mori përmasa të frikshme, duke u shpërndarë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia pas skandalit në Oborrin Mbretëror.

Kujtojmë Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan divorcin në fillim të janarit, pas 7 vitesh martesë duke rrëzuar kështu idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston.

Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv