FOTO EKSKLUZIVE/ Ndërsa Luiz Ejli po bën namin në BBV2, ish-rivalët e BBV 1 Donaldi dhe Iliri çudisin Tiranën të veshur si superman-ë

Ndërsa Luiz Ejli po bën namin në BBV2, ish-rivalët e BBV1, Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri çudisin Tiranën të veshur si supermanë .”Story.al” ju sjell këto foto ekskluzive të shkrepura sot në qendër të Tiranës, teksa shihen dy “ish- armiqtë” e “Big Brother VIP” teksa xhironin të veshur me pelerinat e kuqe, simbolika e superheroit të famshëm të librit komik.

“Mesa duket ata po xhirojnë për sezonin e ri të programit “Më lër të flas”, një nga programet më të ndjekura të Top Channel , që moderohet nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj, dhe do rikthehet më 24 mars.

“Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua. Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor, “ tha Romeo në sporin e parë, për t’u shfaqur me Donaldin në pultin e transmetimit në sporin tjetër. Pak ditë më parë paparazzi i revistës “Story” i fotografoi duke ecur pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë, pak ditë para se Romeo të deklaronte gjasme “divorcin” si bashkë moderatorë dhe kolegë në të njëjtin televizion me Donaldin.

Në shoqërinë e një personi të tretë ata shihen tek ecnin së bashku, gjithmonë shumë simpatikë dhe “cool””, duke i bërë kalimtarët të kthenin kokat drejt tyre.

/www.story.al