(Foto ekskluzive) Jonida-Romeo dhe Donaldi-Bora nisin së bashku pushimet në jug të vendit

Lidhja e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj dhe Bora Zemanit me Donald Veshaj u përfol prej kohësh në mediat rozë. Megjithatë, të dy çiftet vendosën ta konfirmonin në mënyrën e tyre romancën, përmes postimeve në Instagram.

Ndonëse tashmë i kanë pranuar publikisht lidhjet, katërshja nuk kanë publikuar foto së bashku, të paktën deri më tani. Por, “News31” ka arritur të sigurojë dy foto ku çiftet shihen së bashku në Dhërmi.

Në foton e parë, mund të shihet se Bora ka për dore djalin e saj, Arborin, duke i kthyer këto pushime gati në familjare. Jemi mësuar që ti shohim çiftet në udhëtimet që ata bëjnë në shoqërinë e njëri-tjetrit në vende të ndryshme të Shqipërisë, por jo të katërt bashkë.

Kështu që tani presim foto dhe video nga këto ditë që do të kalojnë në jug të vendit, ndërkohë që sigurisht i urojmë pushime të mbara!

/News31.al