FOTO/ Egli ka humbur një fëmijë, shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë familjarët

Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku një faqe në Instagram ka publikuar një postim duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë kohës që ishte në një lidhje me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Sipas kësaj llogarie, një story e publikuar nga Egli para dy vitesh tregon dhimbjen e humbjes së një fëmije.

Në tekstin e saj thuhej: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”

Megjithatë, përballë këtyre pretendimeve delikate, kanë reaguar me ashpërsi të afërmit e Eglit, të cilët aktualisht menaxhojnë profilin e saj zyrtar në Instagram, pasi ajo ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në reagimin e tyre thuhet: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”

Ata kanë kërkuar ndalimin e përhapjes së thashethemeve të pavërtetuara dhe kanë lënë të kuptohet se ky spekulim është i pavend dhe tejet i dhimbshëm.

Ora News