Foto e trishtë e Bruce Willis! Aktori shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës së rëndë

Bruce Willis është fotografuar për herë të parë në publik pasi familja e tij njoftoi diagnozën e tij të re, demencë frontotemporale. Heroi i filmave të shumtë aksion si “Die Hard” është fotografuar në Santa Monica në shoqërinë e miqve.

Aktori ishte me një veshje sportive dhe mbante një kapele, gjë që i është bërë zakon që kur doli në pension dhe mësoi fillimisht se vuan nga afazia dhe më pas nga demenca.

Ish-gruaja e tij, Demi Moore, zbuloi se Bruce vuan nga demenca frontotemporale, e cila është pasojë e çrregullimeve të trashëguara ose spontane që shkaktojnë përkeqësimin e lobit frontal dhe nganjëherë të lobit temporal të trurit. Madje, e gjithë familja ka bërë të njëjtin postim në Instagram, së bashku me një foto të Willis.

Demenca është një sëmundje mizore për të cilën shumë prej nesh nuk kanë dëgjuar dhe mund të prekë këdo. Për njerëzit nën 60 vjeç, ajo është forma më e zakonshme. Aktualisht nuk ka kurë për këtë sëmundje.