Foto e rrallë e Manjola Nallbanit e veshur nuse! Këngëtarja shpërthen në lot kur dëgjon…

E ftuara e radhës në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në programin “E Diell” ishte artistja Manjola Nallbani, e cila përjetoi emocione të forta.

Njerëzit e saj më të dashur, familjarët dhe kolegët, përmes materialeve të përgatitura treguan më tepër për artisten shqiptare.

Më emocionuese ishte mesazhi i përgatitur nga mamaja e Manjola Nallbanit, e cila me anë të një audioje përloti vajzën e saj.

Por edhe më e veçantë ishte një foto e këngëtares me vello. Një foto e rrallë e saj e veshur nuse.

Ajo zbuloi se është larguar në moshë të vogël nga shtëpia, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur u martua.

Manjola Nallbani u shpreh se edhe pse kanë kaluar shumë vite mes saj dhe bashkëshortit mbizotëron respekti e dashuria.

Top Channel