(FOTO) E mbani mend Alvin Berishën? 11-vjeçari që u kthye nga kampi sirian, sot duket kaq ndryshe

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit i cili u shpëtua pak muaj më parë nga kampi Al Hol në Siri, bëri bujë kudo në media. Pas rikthimit tek i ati, vogëlushi tashmë duket krejt ndryshe.

Afrim Berisha ka ndarë disa foto krahë të birit, ndërsa kanë mbërritur në Durrës. Alvini u rrëmbye nga e ëma në moshën 6-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte vendosur t’i bashkohej ISIS-it. Pasi ajo humbi jetën nga shpërthimi i një bombe në kamp, Alvini, i cili mbeti i plagosur nga i njejti shpërthim, mbeti në mëshirë të fatit.

Një operacion i mirë-organizuar nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me organizatat humanitare bënë të mundur rikthimin e Alvinit pranë të atit dhe motrave. Pas largimit nga Al Hol, vogëlushi iu nënshtrua një operacioni në këmbë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore shihet tejet e përmirësuar në fotot e fundit. Ndërkohë, në kampin famëkeq aktualisht janë ende 28 fëmijë shqiptarë, të cilët presin të kthehen në shtëpi…

/News31.al

Burimi: BalkanWeb