Foto duke u puthur me një femër tjetër? Reagon Andi i “Përputhen”, ka dy fjalë edhe vajza

Konkurrenti i “Përputhen”, Andi gjithnjë është në qendër të vëmndjes për jtën e tij jashtë programit. Disa javë më parë, u publikuan disa foto të tij me ish-të dashurën si dhe u përfol për një jetë të errët të tij jashtë Shqipërisë.

Mirëpo këtë herë, Andi sërish ka qenë në fokusin e portaleve dhe rrjeteve sociale, pas një fotoje kompromentuese.

Konkurrenti shfaqet duke u puthur me një vajzë, foto e cila ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Pas publikimit të kësaj fotografie, Andi ka reaguar duke u shprehur se ky moment është kapur nga një reklamë.

Po ashtu ka reaguar edhe vajza në fjalë, e cila shkruan se nuk ka asgjë mes saj dhe Andit.

“Ne kete vidio kemi qen duke xhiruar nje filmim ne resort dhe eshte kapur nje moment por nuk ka ndodhur asnje puthje keshtu qe mos u shqetesoni dhe mos u keqkuptoni flm. Aty nuk ka asnje puthje ajo ishte nje xhirim i montuar per hotelin dhe qe dikush e ka marr dhe e ka bere screenshot, akoma nuk dihet personi, nuk ka pse te ndodhin skema te tilla, une jam nje modele qe bera thjesht reklamen qe me kerkuan sic kam bere dhe shum te tjera nuk kam lidhje me Andin absolutisht biles kam shum respekt, por asgje nuk eshte e qellimshme, por thjesht nje vidio te provave e kapur screenshot nuk besoj se eshte me e nevojshme te diskutojm kete teme flm per mirkuptimin”, shkruan modelja Klarisa Penga në faqjen e “Përputhen”.