Foto duke puthur posterin e Vuçiç, Pepi Çunmulaj kërkon falje dhe jep shpjegimin e saj
Motra e modeles Emina Çunmulaj, Pepi, ka reaguar për herë të parë pas fotografisë në përkrahje të Vuqiq ku shfaqej duke e puthur posterin e Presidentit serb.
Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.
“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë sulmojnë motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët. Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet” – deklaron mes tjerash Pepi.
Ajo teksa i kërkon falje bashkëkombësve të saj, mes tjerash kujtohet që tash Vuqiqin ta quajë “kriminel”.
Ndërkohë, Prive.al posedon një tjetër postim të saj përkrahës ndaj ish-ministrit të Slobodan Milosheviq, i cili siç deklaron vetë ajo, duket të ketë qenë në kuadër të “sarkazmës” që me gjasë ndjekësit e Pepit dhe ne, gjithmonë sipas saj, e kemi “keqkuptuar”.
Prive.al