FOTO/ Dua Lipa shkëlqen me veshjen HOT teksa kërcen me partnerin!

Pas dy netëve madhështore në stadiumin Wembley, ku performoi për mijëra fansa, Dua Lipa festoi suksesin me një festë glamuroze në Londër, e shoqëruar nga i fejuari Callum Turner, familja, miqtë dhe yje të njohura të skenës britanike si Charli XCX dhe Lily Allen.

Për këtë rast special, ylli i popit zgjodhi të rikthejë një nga trendet më ikonike të viteve ’90, fustanin transparent.

Ajo u shfaq me një krijim të zi Balenciaga nga koleksioni Resort 2026, të cilin e kombinoi me reçipeta dhe të brendshme të zeza, duke i dhënë një notë provokuese dhe elegante njëherazi.

Pamja u plotësua me një çantë dore të zezë Balenciaga dhe bizhuteri Bvlgari mahnitëse, përfshirë unazën e fejesës, një gjerdan të linjës Serpenti, si dhe vathë e unaza të rafinuara.

Stili i Dua Lipës solli menjëherë ndër mend një tjetër moment të paharrueshëm të modës: paraqitjen ikonike të Kate Moss në vitin 1993 gjatë eventit “Elite Model Look”, një moment që e shpalli atë si simbol të modës së viteve ‘90.

Me këtë zgjedhje, Dua jo vetëm që festoi suksesin muzikor, por edhe rikujtoi fuqinë e modës nostalgjike, duke dëshmuar edhe një herë se është një nga figurat më ndikimplotë në kulturën bashkëkohore pop dhe stil.

voxnews.al