FOTO/ Do bëhen prindër së shpejti, Eliona Pitarka thyen “rregullin”, na prezanton për herë të parë me bashkëshortin
Aktorja e njohur e humorit Eliona Pitarka ka thyer “rregullin’ e saj për të mbajtur të fshehtë identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.
Eliona Pitarka, e cila do bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ka vendosur që të prezantojë me ndjekësit bashkëshortin e saj.
Ajo publikoi një foto bardh e zi krah bashkëshortit, i cili e puth në ballë, por këtë herë pa i mbuluar imazhin.
“Fluturat që ai më jepte u kthyen në këmbë të vogla”– shkroi aktorja krahas fotos së ëmbël.
E veshur vetëm me reçipeta, Eliona Pitarka vendosi në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
Çifti janë në pritje të një vajze, që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Aktorja kishte vendosur që të mos e zbulonte kurrë imazhin e partnerit të saj dhe nuk dihet arsyeja përse e theu këtë “rregull”.
Gjatë një mini-interviste me ndjekësit rreth 2 javë më parë, ajo zbuloi se ishte martuar me babain e fëmijës së saj dhe janë në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë.
Aktorja u shpreh se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.
Pyetjes nëse kalon kohë me partnerin gjatë ditës iu përgjigj: “Ne jetojmë bashkë, të dy jemi në punë por sigurisht që shumicën e kohës pas pune e kalojmë bashkë”.
Aktorja tregoi se po hyn në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe se emrin e vajzës nuk e ka vendosur ende, pasi do jetë një zgjedhje e bashkëshortit të saj.
Ndërsa zbuloi se deri tani nga shtatzënia ka shtuar 11 kilogramë.
“Deri tani kam marrë 11 kg dhe jam në muajin e 8-të. Babai i bebit ka kërkuar ta gjejë vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende,”– shkroi Eliona Pitarka.
Ajo tha se dëshiron ta sjellë në jetë fëmijën me lindje natyrale dhe se mendon që është gati për tu bërë nënë.
“Dashti Zoti do e lind me lindje natyrale. Mendoj se jam gati për tu bërë nënë. Edhe pse kam pasiguri nëse do jem e mirë mjaftueshëm, përsëri është normale, çdo gjë mësohet me kohë,”– u shpreh aktorja.
Gjithashtu, tregoi edhe nëse e kishte problem që shtatzënia do i prishte trupin.
“E di kur e kisha? Vetëm javët e para… por kur bebi ka filluar të lëvizë brenda meje çdo frikë e mija u venit. Ajo që po krijon trupi im është një mrekulli, nuk e vras mendjen fare për trupin, por vetëm për bebushen që po rritet brenda meje. Ajo është kryesorja,”– përfundoi Eliona Pitarka.
/Panoramaplus.al