FOTO/ Dikur ishte në lidhje me Ronaldon, bukuroshja italiane tashmë del me pilotin e MotoGP

Piloti i Moto GP, Andrea Janone u nda pak kohë më parë me aktoren Xhulia De Lelis, por nuk humbi shumë kohë dhe raportohet se po del me një tjetër aktore bukuroshe.

Bëhet fjalë për aktoren 34 vjeçare italiane, Kristina Buçino, e cila dikur ka qenë e dashura e yllit portugez, Kristiano Ronaldo, dhe mesa duket nuk rri dot shumë larg burrave të sportit.

Duke iu referuar lajmeve rozë, çifti janë në një lidhje të fshehtë.

Gjithsesi, ata nuk kanë mundur dot ta mbajnë krejtësisht të fshehtë lidhjen, duke qenë se shpesh herë janë tradhëtuar nga postimet e tyre në rrjetet sociale, teksa kanë komentuar njëri-tjetrit, apo dhe janë parë në vende të afërta.