FOTO/ Dikur ish e dashura e Kristiano Ronaldos, sot del me sulmuesin e ekipit rival për titull

Sulmuesi i Lacios, Joakin Korrea po del me modelen dhe ish Mis Spanja 2014, Desire Kordero, e cila më parë ka qenë e dashura e Kristiano Ronaldos.

Ndonëse 25 vjeçarja jeton në Los Anxhelos, ajo po del me Korrean, sulmuesin argjentinas që aktivizohet me skuadrën e Lacios.

Mirëpo, para se të lidhej me lojtarin e Lacios, bukuroshja spanjolle ka një histori dashurie në vitin 2016 edhe me ish-sulmuesin e Realit të Madridit.

Paparacit e kanë pikasur atë në shtëpinë luksoze të Ronaldos në Spanjë në vitin 2016, ku ata u takuan pas shkëmbimit të mesazheve në Instagram. Sipas burimeve të ndryshme, ata kanë dalë së bashku për disa muaj, derisa Kristiano i dha fund lidhjes.

PANORAMASPORT.AL