Foto dhe urimi i Robert Berishës për nipin, tregon gjithçka për marrëdhënien me familjen e vëllait

Ditën e djeshme, Tian ka festuar ditëlindjen e tij të dytë në një organizimin shumë privat dhe të bukur nga prindërit e tij. Këtë vit, festa është ndërtuar në një fermë dhe të gjithë detajet e saj i sillnin të pranishmit më afër natyrës.

Robert-Berisha-2

Tian u shfaq shumë i emocionuar në fotot e ndryshme të setit fotografik që publikuan Tuna dhe Patris. Urimet nuk munguan nga fansa të dy personazheve të njohur, por edhe nga kolegë dhe miq të çiftit. Sigurisht në një ditë kaq speciale për të voglin nuk mund të mungonte urimi i Robertit, xhaxhait të tij. Në një foto ku shfaqet vëllai i tij, Patris me Renee dhe Tian, këngëtari i njohur i uron nipit: “Gëzuar ditëlindjen!”.

Robert-Berisha-3

Siç edhe kuptohet, kjo foto tregon se marrëdhëniet e tij me Tunën vazhdojnë të jenë ende jo të mira. Madje duket qartë që askush nga familja e Robertit nuk kanë qenë të pranishëm në festën e 2-vjetorit të Tian, shkruan Who.