FOTO/ Demi Moore në një romancë me Joe Jonas?
Aktorja e njohur Demi Moore, 61 vjeçe, dhe këngëtari Joe Jonas, 34 vjeç, mund të kenë nisur një lidhje dashurie, pasi janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë.
Ata janë njohur në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas. Ndërkohë që media të shumta raportojnë për një lidhje të mundshme një burim për DailyMail ka thënë se për momentin ata janë thjesht miq.
“Demi dhe Joe janë bërë miq. Ata kanë miq të përbashkët dhe janë afruar shumë”, tha burimi.
Moore ka promovuar filmin e saj horror “The Substance” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë dhe ka qenë mikpritëse në gala, ku Jonas doli në skenë me vëllain e tij Nick, duke kënduar hitin e tyre “Cake by the Ocean”.
Kujtojmë që Joe Jonas me herët ka qenë në një lidhje pesëmujore me aktoren Stormi Bree. Para saj, ai ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, 28 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë. Ndërkohë Demi Moore ka qenë kryesisht e vetme që nga divorci i saj në vitin 2011 nga bashkëshorti i saj i tretë, Ashton Kutcher.
Bordo.al