FOTO- Dalja e parë publike pas vdekjes së nipit të tij 19-vjeçar, Robert De Niro shfaqet me maskë në fytyrë dhe kapele

Nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, u nda nga jeta në moshën 19-vjeçare. Menjëherë pasi lajmi u shpërnda në rrjet, paparacët panë De Niron duke bërë daljen e tij të parë publike që nga humbja e nipit të tij, shkruan Protothema.

Aktori 79-vjeçar, me një maskë mbrojtëse në fytyrë dhe kapele, u pa duke dalë nga shtëpia e tij në Upper East Side me një gazetë në dorë përpara se të hipte në një makinë, e cila më pas e çoi në shtëpinë ku do mbahej funerali.

Pamjet treguan gjithashtu De Niro duke hyrë në shtëpinë e funeralit me prindërit e Leandros. Aktori më pas u kthye në shtëpinë e tij në Manhattan pasi organizoi funeralin për nipin e tij të ndjerë, Leandron.