(FOTO) Brenda rezidencës së re 36.5 milionë dollarëshe të Kylie Jenner
Kylie Jenner hodhi hapin e radhës dhe fansat mbetën gojëhapur.
Miliarderja 22-vjeçare ka blerë një rezidencë në Los Anxhelos me vlerë 36.5 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për një sipërfaqje prej 19.250 metrash katrorë dhe Kylie sëbashku me Stormin kanë tashmë gjithë hapësirën e mundshme në dispozicion për të mos u mërzitur gjatë karantinës.
“TMZ” e ka cilësuar pronën si ‘kompleks turistik’, e jo pa qëllim.
Pajisur me 7 dhoma gjumi, 14 tualete, palestër, kënde sportive, fushë basketbolli, bare e dhoma pafund, Kylie-t nuk i duhet gjë tjetër këto javë izolimi.
Miliarderja po shkëputet nga shtëpia në Calabasas, për t’u zhvendosur në rezidencën e saj të re. Duket se shprehja “Bored in the house and I’m in the house bored” nuk vlen më për Kylie-n…
News31.al