Foto/ Brenda burgut të famshëm në Norvegji!
Si çdo gjë tjetër në Norvegji, dy orë me makinë në juglindje nga Oslo çdo gjë dukej jashtëzakonisht e civilizuar. Autostradat ishin të mirëmbajtura dhe të lyera në mënyrë perfekte, shenjat e qarta dhe informuese dhe kamerat e monitorimit të shpejtësisë ishin kryesisht intolerante. Në periferi të qytetit të Haldenit, përballë një rruge që ndante pyllin e errët me pisha, është kthesa për në burgun e famshëm të Norvegjisë, që tregohej nga një tabelë modeste që shkruante, thjesht, HALDEN FENGSEL.
Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese kundër marrjes së autostopëve, nuk kishte gardhe të dukshme. Vetëm prozhektorët 25 metra të gjatë që ngriheshin përgjatë skajeve, që lënë të kuptohet se diçka tjetër përveç kullotave të lopëve ishte përpara.
Betoni i lëmuar ngrihet në horizont si muri i një dige. Ky ishte muri i jashtëm i Halden Fengsel, i cili shpesh quhet burgu më human i sigurisë maksimale në botë. Burgu nuk është i rrethuar me tela me gjemba, nuk ka as gardhe elektrike vdekjeprurëse, as kulla të drejtuara nga snajperët, asgjë të dhunshme, kërcënuese apo të rrezikshme.
E megjithatë asnjë i burgosur nuk ka tentuar ndonjëherë të arratiset. Arsyeja është për shkak të cilësisë që ka ky burg që duket qe te muret rrethuese, te dhomat e të burgosurve, vendi i ajrimit, salloni, kuzhina. Ka edhe dhoma të veçanta që merren me poçeri dhe vepra të tjera artistike. Për më shumë ju ftojmë të shihni në galerinë më poshtë, si duket burgu i famshëm i Norvegjisë.
/K.C/dritare.net