FOTO/ “Big Ben”, “Mbreti i Evropës”, mediat “tërbohen” pas Benzema, është ai njeriu i momentit
6 gola në dy sfidat e fundit, dy “tripleta” kundër ekipeve si PSG dhe Chelsea, shifra këto fantastike, dehëse, pasi bëhet fjalë për sfida në Champions League, kundër favoritëve për të fituar këtë trofe.
Paraqitja fantastike e sulmuesit francez, ka sjell delir në mediat spanjolle, mbi të gjitha ato pranë Real Madrid. “Big Ben”, shkruan Marca në faqen e parë, titull që në distancë bëri “xing” edhe me të përditshmes angleze, The Sun. “Mbreti i Evropës”, shkruan AS.
Sigurisht në Angli atmosfera është shumë më ndryshe, me mediat që më shumë i kanë kushtuar faqen e parë atij që konsiderohet si trajneri i ri i Man.United, Erik Ten Hag. Sigurisht nuk mund të mungonin as lojërat e fjalëve për këtë disfatë të rëndë të pësuar nga kampionët në fuqi të Champions League.
“Tripleta e Artë”, shkruan e përditshmja franceze L’Equipe në faqen e parë.
Balkanweb