(FOTO) Babai i Klodian Rashës del nga gjykata pasi vrasësi u dënua me 12 vite burg

Pamjet që sjellim fiksojnë babain e Klodian Rashës, 25-vjeçarit të ekzekutuar me armë nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të vitit 2020.

Qazim Rasha ishte në gjykatë për të marrë vesh dënimin për vrasësin e të birit.

Gjykata e Apelit e Tiranës e dënoi me 18 vite burg ish-policin e forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.

Por në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 12 vite burg.

Nga gjykata e shkalles së Parë Nedvaldo Hajdaraj ishte dënuar me 15 vite burgim e nga gjykimi i shkurtuar do të vuante 10 vite.

Me vendimin e kësaj të mërkure, 16 mars, Apeli ia ka shtuar vitet e dënimit ish efektivit.

©LAPSI.AL