(FOTO) Alban Skënderaj dhe Elgit Doda po vijnë me artileri të rëndë këtë verë, për një “parajsë të dytë”
Një vit më parë kantautorët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, çelën sezonin veror me një bashkëpunim që rezultoi super i suksesshëm. “Parajsa ime” titullohet kënga e tyre, e cila u shoqërua me një klip tejet veror në bregdetin shqiptar. Dhe duke qenë se ky projekt ka rezultuar shumë i pëlqyer, Albani dhe Elgiti kanë vendosur të sjellin “Parajsa ime 2” këtë vit.
Albani publikoi në Instastory një foto ku shihet krah Elgitit, duke ndarë me ndjekësit lajmin e bukur, teksa shkruan “Po vijmë me artilieri të rëndë. Parajsa ime 2”. Duke shkruar se kënga vjen së shpejti, artisti nuk ka dhënë një datë zyrtare për publikimin e saj, por mezi po presim.
Kujtojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Albani, kurse për producimin është përkujdesur Elgiti. Ndërkaq, miksimin dhe masterizimin e këtij projekti e ka realizuar Mareglen Boja. Ndërkohë, pritet që ata të vijnë në një bashkëpunim edhe me Noizyn, por ende nuk kanë zbuluar detaje.