FOTO/ Alban Hoxha në paraburgim, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga derbi i kryeqytetit, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në vend që të ishte në fushat e stërvitjes, e sheh veten në qeli. Shkak për këtë është një pakujdesi e tij për t’i dhënë makinës edhe pse kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar. Portieri i të kuqve është arrestuar dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të selisë së Kuvendit, në rrugën “George W Bush”, në Tiranë. Gardiani i kuq priste të dilte ditën e sotme para Gjykatës për të mësuar masën e sigurisë ndaj tij, por seanca gjyqësore u shty për ditën e nesërme, ndaj Hoxha duhet të qëndrojë edhe 24 orë në paraburgim. Në ambientet e gjykatës ditën e sotme është parë dhe e dashura e portierit, Çiljeta Xhilaga, e cila kishte shkuar për t’i qëndruar pranë Albanit në këtë moment të vështirë. Gazeta “Panorama” ka arritur të sigurojë një foto të këngëtares në ambientet e Gjykatës së Tiranës, duke pritur vendimin që u shty për ditën e nesërme./Panorama Plus