FOTO/ Aktori i madh Robert Ndrenika bëhet stërgjysh

Aktori i madh, Robert Ndrenika është bërë stërgjysh nga mbesa e tij, mjekja Ana Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e aktorit Diana, në rrjete sociale, ku shkruan “Mirëseerdhe Dafne”.

Roberti është edhe babai i dy vajzave, Elenës, që jeton në Gjermani dhe Dianës, e cila jeton në Tiranë. Bashkëshortja e aktroit, humbi jetën për shkak të një sëmundje.

Në daljet e tij të pakta publike, përtej roleve të shumtë, aktori Robert Ndrenika, sa me heshtje aq edhe me fjalë, e ka shprehur mungesën e thellë të bashkëshortes së tij të ndjerë, Poliksenit.

vizionplus.tv