Forbes nxjerr listën e më të pasurve të botës: Shkurorëzohen Jeff Bezos dhe Elon Musk, kryeson një francez
Titulli i personit më të pasur në botë të revistës “Forbes”, i cili mbahej prej një kohe të gjatë nga Jeff Bezos, pronar i kompanisë “Amazon”, i ka kaluar një biznesmeni tjetër.
Tashmë ky titull i përket Bernard Arnault, pronar i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”.
Gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.
Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:
1. Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy)
2. Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s)
3. Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX)
4. Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft)
5. Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook)
6. Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google)
7. Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle)
8. Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google)
9. Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)
10. Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)