Foli! Mariza Ikonomi qenka marrëzisht e dashuruar dhe tani na jep leksione
Këngëtarja Mariza Ikonomi ka pranuar publikisht se është e dashuruar dhe se po përjeton një histori të bukur romantike me partnerin që ka në krah.
E ftuar tek “ABC e Pasdites”, Mariza foli për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por pa e zbuluar identitetin e tij.
“Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”, – tha këngëtarja për personin e zemrës dhe marrëdhënien që ata kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.
E pyetur se çfarë dëshiron të ndajë më shumë me njeriun e zemrës, Mariza tha: “Me njeriun e zemrës kam përshtypjen që ti do të ndash gjithçka, por atë që ndjen më tepër është dëshira për të qenë pranë zemrës së tij dhe për të treguar se sa shumë mund ta duash një person, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë barrë”.