“Fola me Berlusconin në jetën e Përtejme, është me Maradonën”: i shtang të gjithë iluzionisti Casella
Iluzionisti më i famshëm në Itali, Giucas Casella, i intervistuar në podcast-in Robinson Pop Up, një program i prodhuar nga Repubblica, deklaroi se kishte kontaktuar me Silvio Berlusconin në jetën e përtejme. Giucas Casella rrëfeu në Robison Pop Up episodin në lidhje me ish-kryeministrin dhe presidentin e Milan dhe legjendën Maradona.
“Unë bëra një udhëtim me aeroplan me Berlusconin. Kisha bërë Fantastico, më kujtohet që në atë Fantastico futa një gjilpërë në fyt për të bërë një eksperiment surprizë dhe ndërsa isha në prapaskenë, Marisa Laurito më shtyu dhe humba përqendrimin. Dola në skenë me gjilpërën, Pippo Baudo ma nxorri nga fyti dhe ajo që ndodhi ishte që doli shumë gjak. Që nga ai moment, Rai më ndaloi sepse duhej t’i paralajmëroja për këtë eksperiment. Në atë kohë, Berlusconi kishte programin Odiens dhe më kujtohet ai udhëtim që bëra me Berluskonin nga Roma në Milano, me avion. Aty ishte edhe futbollisti shumë i njohur argjentinas, Diego Armando Maradona”.
Deri këtu histori të një iluzionisti, por Casella i rriti dozat e historisë kur tha se kohët e fundit kishte kontaktuar me Berlusconin: “Çdo herë unë flas me të dhe ai është shumë mirë dhe është me Diego Armando Maradonën”. Kur drejtuesit e pyetën se si ishte klima atje, Casella preferoi të mos përgjigjej.