“Fluturo me engjëjt babai i Teatrit”/ Mesazhi prekës i Elton Dedës për ndarjen nga jeta të Pirro Manit: Madhështia jote nuk ka fund
Këngëtari Elton Deda ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani.
Me anë të një status në Facebook, Deda e konsideron Pirro Manin si babai i Teatrit. Ai shkruan se do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë.
“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do te te jem mirënjohës per gjithçka, per dashurinë qe me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda në Facebook.
Pirro Mani u nda nga jeta në moshën 89 vjecare. Aktori mbylli sytë në SHBA, ku prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen e tij.