Flutura Açka kujton bisedën me djalin e ndjerë për muzikën: “Shpresoj që profecia e tim biri të plotësohet”
Gati një vit më parë shkrimtarja Flutura Açka humbi djalin e saj të vetëm, Jerinin, si pasojë e një sëmundje të rrallë e të pashërueshme.
Jo rrallë ajo e kujton të birin me anë të shkrimeve në rrjetet sociale e jo vetëm, ku flet për mallin e dashurinë që ndjen për të. Këtë ka vendosur ta bëjë dhe mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “Provokacija”, ku ndër të tjera ka ndarë ne bisedë faktin se ai ka qenë një fans i madh i muzikës rap dhe e kishte shtyrë dhe shkrimtaren ta dëgjonte me vëmendje. Siç shprehet Açka, “ja kishte futur në gjak”.
Biseda nisi për gjuhën shqipe dhe dialektin e gegnishtes e si si kishte gjetur përdorim të madh në muzikë. Shkrimtarja tha se pas disa këngëve hip hop të Kosovës fshihen tekste shumë të bukura, poezi, madje me të birin ka dëgjuar shpesh këngën e Ledri Vulës “I vogël”. Megjithatë kthimi në trend ka bërë që teksteve t’i humbasë vlera gjuhësore.
Në këtë frymë, ajo tregoi se njihte e dëgjonte ende reperë të huaj si Kendrick Lamar, Stormzy, Eminem apo Childish Gambino. Madje për të parin djali ksihte bërë dhe një parashikim:
“Më thoshte djali për Kendrick Lamar, kur e mori Nobeli-n Bob Dylan, ai më thoshte: ‘Mam do të vijë dita edhe për Kendrick Lamar’. Uroj që profecia e tim biri të plotësohet. Kendrick Lamar ka tekste të jashtëzakonshme në këngët e tij.”
Shpresojmë vërtetë që profecia e tij të plotësohet!
/News31.al