Flutura Açka kritikon vajzat e ekranit: “Zhveshja është zgjedhje e tyre apo e shefave?”

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila shpesh herë bëhet pjesë e debateve publike në Shqipëri, ka folur sot për veshjen e vajzave të ekranit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Açka merr si shembull veshjen që zgjedhin moderatoret e emisioneve sportive, të cialt mund të mos jenë fare zgjedhje e tyre.

“Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre?” -pyet shkrimtarja, ndërkohë që thotë se moderatoret i drejtojnë këto programe për shkak se njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’u kujtuar burrave që i ndjekin se çfarë u mungon.

Ajo merr edhe shembullin e vendit ku jeton, Holandës, ku thotë se asnjë prej grave në ekran nuk vishet në këtë mënyrë. Po ashtu Açka thotë se i kupton vajzat që bien dakord të vishen kështu, në mënyrë që t’i mbijetojnë ekraneve dhe realiteti të egër të Shqipërisë. Në fund ajo i kërkon atyre, t’i ruajnë këto veshje për mbrëmjet festive në plazh, në mënyrë që të mbrojnë nga “strabikët mentalë” mikeshat e tyre të heshtura pas ekranit.

Vajzat e kujt sporti?Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv…

Geplaatst door Flutura Açka op Maandag 22 juni 2020

Shembujt e moderatoreve të sportit ajo i paraqiti edhe më foto, të cialt më vonë i fshiu pasi nuk ju duk korrekte që të nxirrte vetëm ato.

/News31.al