Florjan Binaj: Kam punuar faturino, jeta ime do t’ju frymëzojë kush isha dje e kush jam sot!
Florjan Binaj është një nga aktorët më të mirë shqiptarë të humorit.
Prej disa vitesh, ai aktron në spektaklin e “Portokallisë”, si edhe punon si prezantues emisioni në radio.
Por çfarë pune bënte Fjorjan Binaj përpara se të bëhej i famshëm si aktor humori?
Gjatë një interviste, ai ka pranuar se ka nisur punën që në moshën 8-vjeçare dhe një prej tyre ishte si faturino furgonash të Unazës.
Florjan Binaj u shpreh se nuk ka turp ta pranojë punën që ka bërë, pasi i kujton gjithmonë “se ku është dhe ku do të jetë”.
“Kam punuar që 8-vjeç, punoja lloj-lloj punësh, edhe si faturino në furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë. Nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Çdo punë më ka bërë që të mos e harroj fundin dhe sipërfaqen, të di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit,”– tha Florjan Binaj në “Historia e Fundjavës”.
/Panoramaplus.al