Florjan Binaj ironizon banorët e ‘Big Brother VIP’

Për aktorin e humorit të “Portokallisë”, Florjan Binaj, diskutimet që bëhen në “Big Brother VIP” janë aq “boshe”, sa sipas tij duket sikur “fama ka qenë rastësi”.

Në një postim në Instagram, aktori ka ironizuar mënyrën si banorët debatojnë me njëri-tjetrin. Në formën e një “poezie” me rimë ABAB, Binaj përdor pjesë nga debatet në shtëpi, që ngjajnë më shumë si lojëra fjalësh.

“Ti s’më the atë që të thashë kur e pashë që më pe dhe e pe që të pashë,” është një pjesë nga postimi i tij.

“Muhabete aq boshe saqë fama ngjan sikur ka qenë rastësi,” shkruan ai në fund.

Kujtojmë se në spektaklin e djeshëm, moderatorja Arbana Osmani bëri disa herë thirrje për mënyrën e komunikimit, ku nxitur nga një vërejtje për pastërtinë në shtëpi, diskutimet mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt u shoqëruan me komente banale për higjienën personale, ndonëse në diskutime të tilla nuk u përfshinë vetëm ata të dy, por pothuajse gjithë shtëpia.